Note for participants · 21st Energy Community Gas Forum · Vienna, 22 September 2026 · Submitted by IA-SEE GmbH
Porto Romano Hydrogen-Ready Adriatic Energy Hub
The gap. The Forum’s discussion of the Trans-Balkan route and strategic interconnectors does not cover the Ionian-Adriatic axis. Kosovo and Montenegro have no connection to the European gas network. TAP crosses Albania for some 215 km, yet no Albanian network takes gas from it: Vlora TPP has never received TAP gas and has stood almost idle for years, and Albania receives no transit fee on TAP flows, although it is not an EU Member State. IA-SEE estimates the forgone transit revenue at some USD 80–100 million a year. It is time for the EU and TAP to compensate Albania with gas infrastructure.
The project. Porto Romano, north of Durrës, is where Italy, TAP, the planned Ionian-Adriatic Pipeline (IAP) and Corridor VIII meet. From this node the hub would connect Albania, Kosovo and Montenegro to the European network: the IAP north to Montenegro and Croatia, the Albania–Kosovo interconnection (ALKOG) east to Kosovo, and a dedicated onshore spur of 120 million m³ to Vlora TPP. A hydrogen-ready Adriatic link to Bari and Brindisi would connect the hub to Italy, able to carry gas in either direction and, in time, Albanian renewable hydrogen to the Italian and European networks. All new infrastructure would be hydrogen-ready from the outset and follows the shortest and most economical of the available routes.
Why it matters to the Energy Community. The project addresses security of supply, the N-1 standard and third-party access in three Contracting Parties that today have no alternative supply. It supports diversification in line with the EU acquis and does not depend on bilateral arrangements. It places new energy infrastructure in an existing port and industrial area, away from protected coastline and tourism areas.
Status. A submission under the EU Projects of Mutual Interest (PMI) process will be filed by 30 September 2026. The project has been presented to DG ENER, the Energy Community Secretariat and the governments of the region.
Request. We ask that the Ionian-Adriatic axis be reflected in the Forum’s conclusions and in the Secretariat’s future work on regional interconnection, and that Porto Romano be shown on the map of projects at the intersection of Corridor VIII, TAP, the IAP, the Vlora TPP spur and ALKOG; and that the EU and TAP support the compensation of Albania’s forgone transit revenue through gas infrastructure, starting with the Porto Romano network.
Naske Afezolli, Founder & CEO, IA-SEE GmbH · Weinbergstrasse 37, CH-8802 Kilchberg (ZH)
Shënim për pjesëmarrësit · Forumi i 21-të i Gazit i Komunitetit të Energjisë · Vjenë, 22 shtator 2026 · Paraqitur nga IA-SEE GmbH
Porto Romano Hub (Adriatik), i gatshëm për hidrogjen
Boshllëku. Diskutimi i Forumit për rrugën Trans-Ballkanike dhe interkonektorët strategjikë nuk e përfshin boshtin Jon-Adriatik. Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnjë lidhje me rrjetin europian të gazit. TAP-i e përshkon Shqipërinë për rreth 215 km, por asnjë rrjet shqiptar nuk merr gaz prej tij: TEC-i i Vlorës nuk ka marrë kurrë gaz nga TAP-i dhe ka qëndruar pothuajse i papunë për vite, ndërsa Shqipëria nuk merr asnjë tarifë tranziti për flukset e TAP-it, megjithëse nuk është shtet anëtar i BE-së. IA-SEE i vlerëson të ardhurat e humbura nga tranziti në rreth 80–100 milionë dollarë amerikanë në vit. Është koha që BE-ja dhe TAP-i ta kompensojnë Shqipërinë me infrastrukturë gazi.
Projekti. Porto Romano, në veri të Durrësit, është pika ku takohen Italia, TAP-i, Gazsjellësi Jon-Adriatik i planifikuar (IAP) dhe Korridori VIII. Nga kjo nyje, hub-i do të lidhte Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi me rrjetin europian: IAP-i në veri drejt Malit të Zi dhe Kroacisë, interkonjeksioni Shqipëri–Kosovë (ALKOG) në lindje drejt Kosovës, dhe një degëzim tokësor i dedikuar prej 120 milionë m³ drejt TEC-it të Vlorës. Një lidhje adriatike e gatshme për hidrogjen drejt Barit dhe Brindizit do ta lidhte hub-in me Italinë, e aftë të mbartë gaz në të dy drejtimet dhe, me kohë, hidrogjen të rinovueshëm shqiptar drejt rrjeteve italiane dhe europiane. E gjithë infrastruktura e re do të ishte e gatshme për hidrogjen që në fillim dhe ndjek rrugën më të shkurtër dhe më ekonomike nga ato në dispozicion.
Pse ka rëndësi për Komunitetin e Energjisë. Projekti trajton sigurinë e furnizimit, standardin N-1 dhe aksesin e palëve të treta në tri Palë Kontraktuese që sot nuk kanë furnizim alternativ. Ai mbështet diversifikimin në përputhje me acquis-në e BE-së dhe nuk varet nga marrëveshje dypalëshe. Infrastrukturën e re energjetike e vendos në një zonë portuale dhe industriale ekzistuese, larg bregdetit të mbrojtur dhe zonave turistike.
Statusi. Një aplikim në procesin e BE-së për Projektet me Interes të Përbashkët (PMI) do të paraqitet deri më 30 shtator 2026. Projekti u është prezantuar DG ENER, Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe qeverive të rajonit.
Kërkesa. Kërkojmë që boshti Jon-Adriatik të pasqyrohet në përfundimet e Forumit dhe në punën e ardhshme të Sekretariatit për interkonjeksionin rajonal, dhe që Porto Romano të shfaqet në hartën e projekteve në kryqëzimin e Korridorit VIII, TAP-it, IAP-it, degëzimit drejt TEC-it të Vlorës dhe ALKOG-ut; si dhe që BE-ja dhe TAP-i të mbështesin kompensimin e të ardhurave të humbura të Shqipërisë nga tranziti përmes infrastrukturës së gazit, duke filluar me rrjetin e Porto Romanos.
Naske Afezolli, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, IA-SEE GmbH · Weinbergstrasse 37, CH-8802 Kilchberg (ZH)